Politike

“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Basha: Pati 8 vite kohë dhe dështoi, Rama s’mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi!

9 Shkurt 2021, 17:16 Nga DOSJA
“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Basha: Pati 8 vite

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 8 vite pushtet nuk ka përmbushur premtimin për shëndetësi falas.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha thekson se sot vendi ka një sistem shëndetësor në kolaps. Po ashtu, Basha pohon se më 25 prill Partia Demokrartike do të sjellë ndryshimin dhe sipas tij, Shqipëria do të fitojë.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij.
Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq.
Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 17:07

TIRANË– Eksperti i Partisë Demokratike për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbaj...

Politike 9 Shkurt 2021, 16:12

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Ssh...