Projekti për portin në “Porto-Romano”/ Rama nga Durrësi: Investim shumë milionësh, së shpejti nis puna për hekurudhë
DURRËS– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, foli edhe për ndërtimin e portit të Durrësit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se kompania që ka bërë projektin do të kthejë zonën e Porto Romanos, portin më të madh në Mesdhe. Duke nisur nga porti i Durrësit, numri një i maxhorancës u ndal edhe tek rijetëzimi i rrjetit hekurudhor, duke u shprehur se hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të nisur nga puna, pasi kanë përfunduar të gjitha ngërçet kontraktuale.
PJESË NGA BISEDA:
Pyetje: Quhem Sokol Skëndaj, kam tre kompani në Durrës. Kemi marrëdhënie me Autoritetin Portual dhe përfundojnë operacionin e ngarkim shkarkimit. Porti i ri në Porto-Romano, kur do fillojnë punimet dhe sa mund të jetë afati. Kush do ta aministrojë?
Edi Rama nga Durrësi: Dëshiroj të shpreh bindjen që duhet të çlirohet nga ngarkim-shkarkimet e mallrave në zemër të tij. Është port 2400 vjeçar që sot për arsye që janë të qarta Durrësi e ka të lidhur perspektivën me turizëm. Qyteti ka vlera të rëndësishme të trashgimnisë kulturore dhe hapësira rekreative për pushuesit dhe ka një kapacitet mikpritës dhe kuzhinë gjithmonë e më shumë të sofistikuar. Është arsye për të ardhur në Durrës, dhe nuk mundet që në zemër të ketë një port të tejkaluar nga koha. Është qytet-port dhe nëse porti i mallrave nuk mund të jetë aty në zemër të qytetit, është e domosdoshme të hapë me patjetër perspektivën për rritjen e atij aktiviteti që në portin aktual është e pamundur. Sot ne duhet që të shohim perspektivën e portit të mallrave si të lidhur me ambicien për të pasur një port shumë më të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve dhe me një hapësirë që në zemrën e qytetit është e pamundur. Kemi punuar për disa vite me këtë ide. Kemi pasur tentativa për të filluar me zonën industriale që do të lidhet me portin e ri. Nuk janë finalizuar për shumë arsye. Sepse Shqipëria e momenteve kur kemi dalë në tregun ndërkombëtar për zonën e lirë ekonomike, dhe transformimin e territorit në një fushë të mbushur me aktivitet prodhues ka qënë tjetër nga kjo që kemi sot, në sensin e imazhit dhe sigurisë. Sot jemi në kushte të tjera. Sot kemi një kompanitë më të mëdha të botës që ka ndërtuar dhe operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në lindjen e mesme dhe jo vetëm. Ka shprehur dëshirën dhe ka dorëzuar projektin, kjo vjen sepse Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës.
Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehte interes për të transformuar Portin e Durrësit para 7 vitesh. Ata thonë do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut, por unë them një nga më të mëdhatë. Ideja për të bërë një marinë ka qënë e vjetër dhe është përsëritur herë pas herë. Është materializuar edhe në dhënien e të drejtës për një koncesion të caktuar prej kohësh, por asnjëherë nuk ka funksionuar. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për investimin, për të cilin flasim, deri para pak vitesh nuk gjendeshin. Kontratat e lidhura, na pëlqejnë apo jo, janë marrëveshje të palëvizshme të shtetit shqiptar. Kemi të drejtën të ndërtojmë një port të ri. Por nga ana tjetër kemi detyrimin që të respektojmë këto kontrata. E gjithë veprimtaria lidhur me nevojat që ka një port tregëtar. Kompanitë do të spostohen në portin tjetër me të njëjtat korniza kontratash dhe kushte. Pavarësisht se porti tjetër do të jetë me një perspektivë zhvillimi që në volume do të jetë shumë më i madh. Hekurudha Tiranë-Durrës tani është gati për të filluar nga puna. Presim të na miratohet fondi. Plus projekti Durrës-Prishtinë. Na duhet një port që të jetë aty për dekadat e ardhshme. Këtij porti mund t’i ndërtohs hekurudha por nuk është në gjendje që të jetë konkurent. Duhet të kemi kujdes kur flasim për kohë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama në Durrës: Gati projekti për ndërtimin e portit, më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiran
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot nga Durrësi se do të kandidojë për deputet edhe në këtë qark, paralelisht me atë të Vlorës. Gjatë një bashk...
Programi i LSI për punësimin, Kryemadhi: Do t’i kthejmë besimin rinisë te Shqipëria, do çlirojmë vendin nga monopolet
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka prezantuar programin e partisë që ajo drejton për punësimin.Me anë të një videoj...
Niko Peleshi infektohet me Covid, ministri: Me gjithë kujdesin e treguar rezultova pozitiv!
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në ‘Facebook’. Pelesh...
‘’Për t’u admiruar që gatuan me këpucë’’/ Basha i përgjigjet me ironi Ramës: Me piperin ishte në rregull?
TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur me ironi kryeministrin Rama pasi ky i fundit bëri një batutë me videon e liderit opozitar që gatuante në...
Mori gjobë nga KQZ, Veliaj: Opozita kërkon të ndalojë punimet në Tiranë, do ta apeloj vendimin
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për gjobën që mori ditën e sotme nga KQZ. Gjoba është vendosur për mosdeklarim dhe pro...
‘Ti je kryetirja’/ Basha i rikthehet akuzave për uljen e numrit të viktimave nga Covid, kryedemokrati: Po i fshini viktima
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me programin e opozitës për shëndetësinë. Teksa doli në një dek...
Vendimi i Strasburgut Altina Xhoxhaj/ Calavera: Gjykimi i Gjykatës konfirmon se shkarkimi i gjyqtares ishte i drejtë dhe propo
BRUKSEL- Ish-Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish- anëtaren ...
KQZ ndëshkon Erion Veliajn! Celibashi: Nuk raporton në këtë institucion për një kohë të gjatë, gjobë 750 mijë lekë t
TIRANË– Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka gjobitur Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj pasi ky i fundit ka zhvilluar aktivitete publike duke shkelur kodin z...