Aktualitet

Përdori trukun më të vjetër të “librit”! 6 mln euro pasuri, Alban Xhepa e kishte ndarë tek të besuarit…babai i mosh

9 Shkurt 2021, 15:57 Nga DOSJA
Përdori trukun më të vjetër të “librit”! 6

TIRANË- Alban Xhepa, 37 vjeç dhe me tre dënime në Itali për trafik droge dhe krim ndaj personave ka “humbur” pasurinë e tij prej 6 milionë eurosh. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar asetet, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Konkretisht bëhet fjalë për: 10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese call center, të gjitha me një vlerë të përafërt rreth 6 milion euro. Por si i kishte kamufluar të ardhurat 37-vjeçari?

Xhepa ka përdorur skemën më të vjetër në ‘librin’ e fshehjes së pasurisë, kalimin e tyre tek të afërmit e tij; vëllai, bashkëshortja dhe babai i moshuar. Në emrin e tij, Alban Xhepa kishte regjistruar; një mjet “Mercedez Benz”; truall me sipërfaqe 500m2 në Sauk;  dy biznese bar&restorant.

Babai i tij 71-vjeçar, Bajram Xhepa ka mbi emrin e tij; dye trualle me sipërfaqe 300m2 dhe 200m2 në Sharrë. Më pas, “barrën” më të madhe e ka vëllai Lorenc Xhepa. Në pronësi të tij rezultojnë këto pasuri: 5 dyqane tek komuna e Parisit dhe një apartament, të regjistruara përgjatë viteve 2018-2019. Vetëm se apartamenti është në bashkëpronësi të Nilda Ndrios.

Bashkëshortja e Alban Xhepës, Meri mban në emër të saj vetëm dy makina; një Smart të kuq dhe një “Jaguar E-Space”. Makina dhe disa biznese të tjera janë regjistruar gjithashtu edhe tek persona të tjerë, për të cilët nuk bëhet me dije lidhja që kanë me 37-vjeçarin.

LAJMI KRYESOR: SKEMA/ Pastronin para në Qipro dhe investonin në Tiranë, sekuestrohen 6 mln € pasuri të Alban Xhepës, i dënuar për trafik droge në Itali. Pronat ia kishte shpërndarë familjarëve

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes

Sondazh

Poll