Bota

Mbyllet me debate mbledhja e KQZ-së, Alim Rama i drejtohet Dakës: Jeni personi më i urryer në Kosovë

9 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA
Mbyllet me debate mbledhja e KQZ-së, Alim Rama i drejtohet Dakës: Jeni

KOSOVË– Është mbyllur nën tensione mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo pas deklaratave të përfaqësuesit të VV-së në KQZ, Alim Rama. Ai tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer, shkruan Gazeta Express.

“Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin. Unë kisha kërkuar që KQZ’ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”,- ka thënë Rama.

Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV-së reagoi edhe Daka.

“A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”,– ka thënë Daka.

Ndërkohë Rama, tha se ajo vet e ka pranuar një gjë të tillë, përgjigje pas së cilës, Daka bashkë me anëtarët e tjerë braktisën mbledhjen e KQZ-së. Ndërsa pas mbylljes së  mbledhjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sami Kurteshit, i cili këtë veprim të Dakës dhe të tjerëve e ka cilësuar si të mjerë.

“Kjo është mënyrë qyqare e mbylljes së një mbledhje. Është një pyetje që u bë. Nëse e bën një pyetje atëherë duhet ta dëgjosh përgjigjen. Ti vet ke deklaruar që je personi më i urryer”, – ka thënë Kurteshi.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora alim rama valdete daka zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt alim rama valdete daka zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll