Bota

SKANDALI në Gjeografinë e Maqedonisë së Veriut për vitin II të gjimnazit: Shqiptarët na kanë pushtuar, e kanë prejardhj

8 Shkurt 2021, 15:38 Nga DOSJA

MAQEDONI-“Gjeografia e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e cila përdoret nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit të reformuar, ka alarmuar shqiptarët pasi në libër është tjetërsuar  historia e Shqipërisë. 

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë” e cila përdoret nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit të reformuar ka përmbajtje skandaloze për shqiptarët dhe prejardhjen e tyre.

Në libër historia e Shqipërisë, është dhënë ndryshe ngase është. Libri shkollor i përçon dezinformata të thella për nxënësit e shkollave të mesme, ku theksohet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

PJESË NGA LIBRI

Faqja 99 : Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104 : Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i rrëmbyer dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjeografia ne maqedoni gjeografia ne maqedoni

Sondazh

Poll