Aktualitet

Nuk e mendoi gjatë! Gafa e Skënder Bratajt, bie brenda me “këmbët e veta”: Urgjenca shkonte me vonesë në aksident, ma

8 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
Nuk e mendoi gjatë! Gafa e Skënder Bratajt, bie brenda me

TIRANË– Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rënë brenda me këmbët e tij, me një deklaratë të bërë në televizion. I ftuar në emisionin “Open” për të folur për skemën e korrupsionit brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, Brataj ka treguar një histori nga koha kur sapo e kishte marrë detyrën. 

Pa e menduar gjatë se çfarë po rrëfente, Brataj pranoi publikisht se ekipet i kishin pohuar se shkonin me kast me vonesë në skenat e aksidentit. Sipas Bratajt, ky fenomen ndodhte për shkak se akuzoheshin se u vidhnin të lënduarve sendet me vlerë. 

Kur shkonin në aksidente ekipet e mia shkonin me vonesë. Dhe i pyesja çfarë po ndodh? Më thoshin nuk shkojmë po nuk shkoi Policia. Pse? Sepse u vjedhin sendet dhe na i kërkojnë ne! Ta shikojmë pak fenomenin në përgjegjësi. Nga ajo kohë u thashë, ok nuk do shkosh vetëm në aksident, do shkoni të dy, bashkë me ju edhe shoferi. Që të jeni dëshmitarë, merrni sendet dhe i shkruani tek skeda,”-tha Brataj, me siguri pa e menduar gjatë se çfarë kishte pohuar publikisht. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gafa e skënder bratajt skender brataj gafa e skënder bratajt skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 19:37

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me at...