Aktualitet

“Jam TRIMI i 5 majit unë…”/ DINAMIKA e ngjarjes, si u Rexhep Gjeli, Kevin Cungu e kishte thirrur privatisht: Hajde se kam

8 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
“Jam TRIMI i 5 majit unë…”/ DINAMIKA e ngjarjes, si u

TIRANË– Policia ka prangosur ditën e sotme Kevin Cungun, të shpallur në kërkim për plagosjen e Rexhep Gjelit, 11 shtatorin e vitit të shkuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë. (Shiko ketu) Pas disa muajsh në kërkim, Cungu, i njohur si vëllai i makthit të qytetarëve të Tiranës, Markeljan Cungu, qëlloi me pistoletë Gjelin. 

Në një intervistë për mediat, Rexhep Gjeli tregoi sesi u plagos nga vëllai i Markeljan Cungut mbrëmjen e 11 shtatorit në lagjen “5 maji” në kryeqytet, në ditën e lindjes së tij. Gjatë një rrëfimi për gazetaren Dorjana Bezat në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’, tregoi se Gjeli ka thënë se nuk ka patur as shoqëri të afërt me Cungun e as konflikte, por se  njiheshin nga rrjeti i përbashkët i shokëve. Në rrëfimin e tij, Gjeli ka treguar se Cungu i është prezantuar si “Trimi i 5 majit” dhe ka qëlluar ta tentojë direkt pa asnjë arsye.

’Më tha hajde se kam një muhabet. Mendova se do më ftonte për punë. Une merrem me makina, motora. E njoh personalisht. Edhe kështu. Shkova afër, më nxori pistoletën, Ja kapa herën e parë. Ma drejtoi nga trupi, ja largova. E mbushur ishte përderisa shkrepi. E godita pistoletën dhe shkrepi. Ai iku më pas. Tha që unë jam trim, jam trimi më i madh i 5 majit. Nuk u shamë. S’kam pas konflikte më parë. Më pas e ndoqa. S’dija ç’të bëja. Ta kap. Ai më shtinte, derisa mora plumb në këmbë. Mezi e mora veten. U zhduk më pas, kurse unë lidha këmbën. E njoftova vetë Policinë. Më çuan më pas në spital. S’kam pasur asnjë lloj kontakti me familjen e tij. Asnjë lidhje me atë person. Në lagje e njoh me shoqërinë e tij dhe timen. Vetëm si persona. Të kemi lidhje serioze s’kam fare. Nuk e di ku e ka banesën. Ky në Allias rri, 400 metra larg. Me të atin s’kam pasur muhabet. Kevin më ka folur me anë të të tjerëve. S’kemi pasur probleme. Kanë ardhur ndonjëherë në ofiçinë me shokët e vet. Shoqërues ka ardhur, s’ka pasur konflikt. S’ka pasur marrëdhënie lekësh. Problematikë janë ata vëllezërit Cungu, se dihen, kam dëgjuar domethënë. Nuk kishte dijeni që kishte armë zjarri. ‘’- tha Gjeli.

Po kush është Cungu dhe pse është emri i tij, i njohur për Policinë e Shtetit?

Kevini është vëllai i vogël i Markeljanit, i cili që prej moshës 5-vjeçare që ka nisur të vjedhë sende të vogla, nuk ka ndaluar më. Në moshën 8-vjeçare ai kishte realizuar mbi 400 vjedhje të qytetarëve në urbane, që ishin të regjistruara nga Policia e Shtetit por nuk u fut në burg për shkak të moshës. Ngjarja më e fundit ku u dëgjua emri i tij ishte grabitja e dy tregtarëve në Allias, ku tashmë Markeljani i rritur me armë zjarri, i shoqëruar nga persona të tjerë hyri dhe mori një shumë parash duke i kërcënuar burrë e grua për jetën. Cungu u prangos në 21 dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kevin cungu markeljan cungu rexhep gjeli kevin cungu markeljan cungu rexhep gjeli

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...