Bota

Pronarët në Britani nuk do të dënohen nëse kërkojnë që punëtorët e tyre të jenë të vaksinuar

8 Shkurt 2021, 15:55 Nga DOSJA
Pronarët në Britani nuk do të dënohen nëse

BRITANI– Në Britani, pronarët që do të kërkojnë që stafi i tyre të jetë i vaksinuar kundër Covid-19, nuk do të kenë probleme me ligjin.

Sipas DailyMail, ideja e punëdhënësve që detyrojnë stafin të marrë një vaksinë, fillimisht në një diskutim që u zhvillua me Ministrin e Vaksinave Nadhim Zahaëi u quajt si një veprim  ‘diskriminues’.

Charlie Mullins, themeluesi gjigandit për zhbllokimin e tubave Pimlico Plumbers është një nga ata që ka thënë se do të insistonte që stafi i tij të kishte marrë vaksinën për të mbrojtur punëtorët dhe klientët e tij.

” Nëse dikush po punon në një mjedis ku njerëzit nuk janë vaksinuar, bëhet një rrezik për shëndetin publik. Nëse njerëzit kanë alergji ose arsye të tjera për të mos marrë vaksinat,  natyrisht ata duhet të përjashtohen, por kur është një frikë e pajustifikuar kemi për të ndihmuar njerëzit të hyjnë në vendin e duhur,”-ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe vaksinimi ne britanin e madhe britania e madhe vaksinimi ne britanin e madhe

Sondazh

Poll