Bota

Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen për të marrë vaksinën kineze

8 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen për të marrë

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me Kinën për vaksinat anti-Covid. Gazeta.mk shkruan se Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me “Sinofarm” për 200 mijë doza vaksinash. Ende nuk dihet se cila do të jetë data e saktë për ardhjen e vaksinave në vend.

Ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë me dije se vaksina ruhet në një temperaturë nga 2 deri në 8 gradësh, dhe do të vijë në Maqedoni e mbushur vetë me shiringa.

Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celcius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 94,798 persona me Covid-19, ndërsa kanë 2,924 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinat kineze ne maqedonine e veriut venko filipçe vaksinat kineze ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll