Bota

Programi në Korenë e Jugut, kafshëve shtëpiake do tu ofrohen teste Covid-i  

8 Shkurt 2021, 11:45 Nga DOSJA
Programi në Korenë e Jugut, kafshëve shtëpiake do tu ofrohen

KOREJA E JUGUT- Macet, qentë dhe kafshët shtëpiake me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje do tu ofrohen teste të koronavirusit për të parë nëse janë mbartëse apo jo të Covid-1. AP News shkruan se ky lloj programi do të nisë në kryeqytetin Koresë së Jugut, Saul për shkak të infektimit të një koteleje.

Testet do të kufizohen në kafshët shtëpiake që tregojnë simptoma duke përfshirë ethe, kollitje, vështirësi në frymëmarrje dhe rrjedhje në hundë. Testi do të kryhet pranë shtëpisë së kafshës nga një ekip i punëtorëve shëndetësorë duke përfshirë një veteriner.

Duke filluar nga sot, qeveria metropolitane e Seulit do të ofrojë teste të koronavirusit për qen dhe mace shtëpiake,” tha kryetraja e kontrollit të sëmundjeve në Seul, Park Yoo-mi.

Kafshëve që rezultojnë pozitive do t’u kërkohet të mbahen të izoluara në shtëpi për 14 ditë, por kur pronarët kanë virusin kafshët e tyre shtëpiake do të dërgohen në qëndra shëndetësore të kafshëve ku do të mbahen të mbyllura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota park yoo-mi teste covid-i per kafshet shtepiake park yoo-mi teste covid-i per kafshet shtepiake

Sondazh

Poll