Bota

BE-ja nuk komenton letrën e Biden mbi njohje reciproke Kosovë-Serbi, Stano: Qëllimi kryesor është arritja e një marrëvesh

8 Shkurt 2021, 11:57 Nga DOSJA
BE-ja nuk komenton letrën e Biden mbi njohje reciproke Kosovë-Serbi,

KOSOVË-Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllimi kryesor i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ndërsa nuk ka përmendur njohjen reciproke, shkruan Gazeta Express.

Stano refuzoi ta komentojë drejtpërdrejt letrën që Biden ia dërgoi Vuçiç, në të cilën ai theksoi se njohja e ndërsjellë është e vetmja mundësi e përmbylljes së dialogut.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ndihmon BE-në. Dialogu e çon Serbinë dhe Kosovën drejt të ardhmes evropiane. Në fund, Beogradi dhe Prishtina do ta gjejnë kompromisin e nevojshëm. Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, – tha Stano.

Të Premten, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i dërgoi një letër urimi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me rastin e 15 Shkurtit, ditës e krijimit të shtetit të Serbisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni njohja e kosoves peter stano njohja e kosoves peter stano

Sondazh

Poll