Bota

Haradinaj-Stublla u bën thirrje emigrantëve që të votojnë: Bashkë na priftë e mbara!

8 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA
Haradinaj-Stublla u bën thirrje emigrantëve që të

KOSOVË- Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka dërguar një mesazh emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Me anë të një potimi në Facebook, ajo ka publikuar një video-mesazh, ku u ka kërkuar emigrantëve të që të votojnë me anë të postës. Në videon e saj, ajo gjithashtu u ka shpjeguar emigrantëve mënyrën e votimit nëpërmjet postës.

“Diasporë e dashur, është koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ. Bashkë na priftë e mbara!,” tha Haradinaj-Stublla ndër të tjera.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora meliza haradinaj stublla zgjedhjet ne kosove meliza haradinaj stublla zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll