Bota

Qytetarët për Haradinajn: Njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën, ka dhënë gjak që është më i vlefshmi

8 Shkurt 2021, 12:47 Nga DOSJA
Qytetarët për Haradinajn: Njeriu që ka dhuruar shumë

KOSOVË“Ramush Haradinaj, njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën. Ka dhënë gjak që është më e vlefshme”,- kështu thotë një qytetar i Kosovës teksa flet me admirim për kandidatin për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook se u është mirënjohës dhe i nderuar për mbështetjen e qytetarëve e edhe i nderuar që po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët për kandidaturën për President të Kosovës.

“Midis tyre njerëz që nuk më njohin vetëm si politikan por edhe nga një anë shumë personale. Hakiu, i cili është rrobaqepësi i familjes tonë për shumë vite dhe Alberti, i cili është berberi im për më shumë se njëzet vjet. Faleminderit për besimin tuaj”, – ka shkruar Haradinaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK-ja garon me numrin 135 derisa Ramush Haradinaj, ka qëllim që të merr pozitën e presidentit.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Postimi i Ramush Haradinaj:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll