Bota

Ana e errët e suksesit të Izraelit, vdekje dhe infektime në masë teksa vaksinimi vazhdon me ritme rekord

8 Shkurt 2021, 12:40 Nga DOSJA
Ana e errët e suksesit të Izraelit, vdekje dhe infektime në

IZRAEL- Izraeli është vendi me më shumë popullsi të vaksinuar në botë duke u bërë për botën një model që po mundohet të kthehet në jetën e mëparshme. Nbc news shkruan se deri tani në vend janë vaksinuar rreth 3 milion banorë në Izrael, ose 1 të 3-ën e popullsisë. Ndërkohë që personat që janë mbi 60 vjeç në vend janë vaksinuar rreth 80% e tyre. Për shtetet e tjera kjo duket arritje ndërsa izraelitët nuk janë shumë pozitiv rreth kësaj gjëje.

Një sondazh i publikuar së fundimi nga Instituti Demokrat i Izraelit jopartiak zbuloi se vetëm 24 % e izraelitëve mendojnë se qeveria e ka menaxhuar mirë pandeminë. Për shkak të vdekjeve dhe rasteve të shumta ditore të infektimeve banorët mendojnë se qeveria ka dështuar me programin e saj.  Izraeli edhe pse ka banorët e vaksinuar më të shumtë në botë, ai gjithashtu është duke u përballur me valën e tretë më të keqe në botë të Covid.

Pavarësisht fushatës së vaksinimit, janari ishte muaji më vdekjeprurës në Izrael, me 1,433 njerëz që vdiqën nga virusi, të cilët janë një e treta e 5,129 viktimave që nga fillimi i pandemisë. Izraelitët kanë përjetuar gjithashtu disa nga bllokimet më të rrepta dhe më të gjata në botë, me banorët kryesisht të mbyllur në shtëpitë e tyre për katër muaj.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Izrael janë regjistruar persona 693,212 pozitiv me Covid, ndërsa 5,129 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne izrael vaksinimi ne izrael covid ne izrael vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll