Aktualitet

Ushtruan dhunë ndaj rojës, i vodhën lekët dhe furgonin e biznesit privat, arrestohen 4 të rinj në Durrës

8 Shkurt 2021, 10:24 Nga DOSJA
Ushtruan dhunë ndaj rojës, i vodhën lekët dhe furgonin e

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një roje të një subjekti privat si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga kanë rënë personat: H.Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur rreth 50.000 lekë dhe një furgon tip “Benz” që ishte në pronësi të subjektit. Ky mjet është gjetur i braktisur në fshatin Perlat dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI:

Ushtruan dhunë ndaj rojës së një subjekti privat dhe vodhën një shumë parash, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët në kohë rekord.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:H.Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur rreth 50.000 lekë dhe një furgon tip “Benz” që ishte në pronësi të subjektit. Ky mjet është gjetur i braktisur në fshatin Perlat dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj rojes ne durres ngjarja ne durres dhune ndaj rojes ne durres ngjarja ne durres

Sondazh

Poll