Aktualitet

Sot Tirana pa drita për 5 orë, OSHEE publikon zonat ku do të ndërpritet energjia

8 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Sot Tirana pa drita për 5 orë, OSHEE publikon zonat ku do të

TIRANË–  Ditën e sotme disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa energji elektrike për gati 5 orë pë shkak të një remonti në nënstacionin e Dinamos.

OSHEE ka bërë me dije se për shkak të remontit të parashikuar do të ndërpritet energjia elektrike nga ora 08:00-13:00 në këto zona të Tiranës: pranë stacionit të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, pranë ish-parkut të Autobusëve dhe rruga “Don Bosko”.

Njoftimi:

Mirmbrema/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 8 shkurt

Për shkak të remontit të parashikuar në NST Dinamo, në datën 8 shkurt gjatë intervalit kohor 08:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: zona pranë stacionit të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, pranë ish-parkut të Autobusave, pjesërisht rruga “Don Bosco”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirana pa drita tirana pa drita

Sondazh

Poll