Bota

Këngëtarja italiane vritet nga bashkëshorti me thikë, shkak ishte dyshimi se e tradhëtonte prej 4 muajsh

8 Shkurt 2021, 10:24 Nga DOSJA
Këngëtarja italiane vritet nga bashkëshorti me thikë, shkak

ITALI–  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin fqinj ku këngëtarja italiane Piera Napoli është vrarë barbarisht nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre në Palermo.

Pas një debati midis çiftit, i cili sipas agjencisë së lajmeve ANSA ka ndodhur për arsye xhelozie. Gruaja ishte në banjo dhe po i thoshte bashkëshortit se nuk e donte më dhe i kërkoi ndarjen. Në këtë moment mendohet se Baglione mori një thikë dhe e goditi disa herë gruan e tij. Sapo pa që gruaja e tij nuk po lëvizte më, ai mbuloi trupin, fshehu thikën e gjakosur në një kat të ndërmjetëm në dollap, u ndërrua dhe u pastrua dhe në këtë pikë duket se ai i zgjoi fëmijët e tij, të cilët ai tha se nuk vunë re asgjë dhe i shoqëroi te gjyshërit e tyre.

Trupi i pajetë i 32-vjeçares është gjetur në banjën e shtëpisë, pasi bashkëshorti i saj Salvatore Baglione, 37 vjeç, u paraqit në polici për të informuar autoritetet mbi krimin e kryer.

Çifti ka tre fëmijë, ndërsa 37-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota piera napoli vritet kengetarja italiane piera napoli vritet kengetarja italiane

Sondazh

Poll