Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj-Stublla: Me AAK-në do t’i japim fund problemeve të së shkuarës 

8 Shkurt 2021, 11:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj-Stublla: Me AAK-në do t’i

KOSOVË- Kandidatja nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë fushatë elektorale ditën e djeshme në Malishevë. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla shkruan se AAK do t’i japë zgjidhje të gjitha problemeve të së shkuarës. Ajo gjithashtu ka shkruar se AAk do të jetë një faktor i rëndësishëm për ndërtimin dhe ruajtjen e institucioneve demokratike.

“Bashkë do ta mbajmë Kosovën dhe traditën e saj të gjallë, me Aleancën forcë vendimtare në këto zgjedhje, do t’i japim zgjidhje problemeve të së shkuarës. Mbrëmë në Malishevën bujare, të pritur nga një entuziazëm dhe përkrahje krenare, edhe më të sigurt se Aleanca do të jetë faktor vendimtar për ndërtimin dhe ruajtjen e institucioneve demokratike të Kosovës”, shkruan ajo.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora meliza haradinaj stublla zgjedhjet ne kosove meliza haradinaj stublla zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll