Bota

Koronavirusi, parashikimi i profesoreshës Clare Wenham: Mund t’i kthehemi normalitetit në 2024

8 Shkurt 2021, 10:55 Nga DOSJA
Koronavirusi, parashikimi i profesoreshës Clare Wenham: Mund t’i

BRITANI– Pandemia globale e koronavirusit nuk do të ketë mbaruar derisa të mbrohet e gjithë popullsia e botës, dhe kjo nuk do të ndodhë të paktën për 3-4 vitet e ardhsme. Ky është paralajmërimi i frikshëm që bën dr Clare Wenham, profesore e politikës globale shëndetësore në London School of Economics.

Për momentin, të dhënat tregojnë se do të jetë 2023/24 përpara se vaksinat globale të shpërndahen te të gjithë. Kjo është një kohë e gjatë. Dhe shpërndarja e disa tani mund të jetë në gjendje të na kthejë më shpejt në jetën normale.”- tha ajo.

Ajo shprehet se edhe kur popullata e Mbretërisë së Bashkuar të jetë vaksinuar, kufizime të tilla si kontrollet kufitare do të vazhdonjnë të ekzistojnë për shkak të kërcënimit të paraqitur nga variante rezistente të koronavirusit që u mund të vijnë nga jashtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të ndërpresë programin e saj të vaksinimit pasi grupet e prekshme të kenë marrë dozën e tyre për të evituar rrezikun e përhapjes globale.

Britania aktualisht ka një nga nivelet më të larta të mbulimit të vaksinave, por shumë vende të varfëra ende nuk kanë filluar ndonjë imunizim.

Dr Wenham i tha Sky News: “Nëse duam të kthehemi në sistemet globale të tregtisë dhe udhëtimeve, duhet të sigurohemi që të prekshmit globalisht të vaksinohen.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll