Bota

Gazetarja australiane Cheng Lei u arrestua zyrtarisht në Kinë pas gjashtë muaj paraburgimi, akuzohet për spiunazh

8 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
Gazetarja australiane Cheng Lei u arrestua zyrtarisht në Kinë pas

KINË- Autoritetet kineze kanë arrestuar zyrtarisht gazetaren australiane Cheng Lei nën dyshimin e nxjerrjes së paligjshme të sekreteve shtetërore jashtë shtetit. Cheng, një spikere për kanalin shtetëror kinez të lajmeve China Global Television Network, në pronësi të shtetit kinez, është arrestuar në Kinë që nga mesi i Gushtit, por vendimi për të vazhduar në fazën tjetër të procedimit penal shënon një goditje të shpresave të saj për lirim .

Mes tensioneve të vazhdueshme diplomatike dhe tregtare midis dy vendeve, Ministria e Jashtme e Austrialisë, Marise Payne zbuloi gjithashtu se zyrtarët e ambasadës Australiane kishin vizituar Cheng gjashtë herë që nga ndalimi i saj, së fundmi në 27 Janar. Ajo tha se qeveria Australiane kishte ngritur shqetësimet e saj serioze në lidhje me ndalimin e zonjës Cheng rregullisht në nivele të larta, duke përfshirë edhe mirëqenien e saj dhe kushtet e paraburgimit.

“Mendimet tona janë me zonjën Cheng dhe familjen e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë,” – tha ajo.

Cheng, e cila ka lindur në Kinë, por më vonë u bë një shtetase Australiane, po punonte si spikere e lajmeve në një shfaqje biznesi në CGTN. Ajo është arrestuar në Kinë që prej 13 Gushtit të vitit të kaluar. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut kishin ngritur shqetësime në lidhje me mirëqenien e Cheng, duke qenë se ajo u mor fillimisht në arrest shtëpie në një vend të caktuar.

Kjo është një formë e kujdestarisë shtrënguese që lejon ministrinë kineze të sigurisë publike dhe ministrinë e sigurisë së shtetit të anashkalojnë proceset e zakonshme të ligjit penal dhe të mbajnë subjekte në vende të pazbuluara pa arrest zyrtar, akuzë, gjykim ose qasje te një avokat, deri në gjashtë muaj.

Në fillim të shtatorit, dy korrespondentë të huaj australianë në Kinë, Bill Birtles i ABC dhe Michael Smith i Australian Financial Review, u dërguan me urgjencë në shtëpi pas një bllokimi të tensionuar diplomatik. Ata të dy u larguan nga Kina pasi u morën në pyetje nga ministria e sigurisë së shtetit të Kinës. Atyre iu tha se ishin persona me interes në hetimin e Cheng, sipas The Guardian.

Kjo është një situatë tepër shqetësuese për gazetarët dhe reporterët nga e gjitha bota, pasi shpesh e kanë parë veten të ndaluar nga autoritetet kineze dhe janë marrë në pyetje në lidhje me artikujt e tyre apo udhëtimet drejt Kinës. Ata shpesh janë përballur me akuza në lidhje me nxjerrje të informacionit shtetëror e deri tek spiunazhi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet gazetarja ne kine cheng lei arrestohet gazetarja ne kine cheng lei

Sondazh

Poll