Politike

Interpelanca mes Roshit dhe Denajt! Deputeti: A pret kupon Rama për pikturat që shet? Ministrja: Biznesi ia doli me ndihmën e

8 Shkurt 2021, 09:21 Nga DOSJA
Interpelanca mes Roshit dhe Denajt! Deputeti: A pret kupon Rama për

TIRANË– Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj. Interpelanca është thirrrur nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi.

Roshi nisi fjalën e tij duke pyetur nëse Rama lëshon kupon për pikturat e tij. Ministrja nga ana tjetër iu përgjigj për rimëkëmbjen e biznesit duke thënë se qeveria i ka qëndruar pranë gjatë pandemisë.


Roshi: E kam kërkuar këtë interpelancë, pasi sapo lamë pas një vit të vështirë për turizmin, që tregon rendimentin jo pozitiv të qeverisjes suaj. Zonja ministre doja tiu bëja dy pyetje, a lëshon kryeministri Rama kupon për pikturat e tij, a paguan ai taksa në shtet, a ka një nipt. Po biznesi i makinetave nuk lëshon kupon tatimor për blerësit? Do mbahesh mend si ministrja që ke favorizuar oligarkët, dhe që ke shkatërruar biznesin e shërbimeve. Mund të na e shpjegoni si do të rriten të ardhurat me heqjen e TVSH-së për jahtet? A mendoni se me paratë që do të paguhen PPP-të do të bllokohen dhjetra investime të tjera? Sa biznese janë mbyllur për shkak të Covid 19. Ku e di qeveria sa do të fitojë biznesi në fund të ditës?

Denaj: Në fakt unë kam përgatitur kthimin e përgjigjeve për pyetjet tuaja, meqë e keni merak formalizimin e ekonimisë, mua më vjen mirë që ju të kërkoni kupon në çdo biznes ku shkoni. Ekonomia informale është një plagë e vjetër e Shqipërisë, pyetjet tuaja janë shumë të rëndësishme, por një pjese të tyre u keni kthyer përgjigje me aktet që keni votuar. Mbyllja e bizneseve nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndodhur në të gjithë botën, por pavarësisht vështirësive, unë them dhe këmbëngul se ne ja dolëm në një vit të vështirë. Kemi akorduar në mënyrë të drejpërdrejtë paga, dhe janë marrë masa fiskale për të lehtësuar barrën e bizneseve. Do ti mungojnë buxhetit të shtetit 50 milionë dollarë, por qeveria punon në anën e bizneseve. Ju theksoni në pyetjet tuaja që keni depozituar, kërkoni llogari në krahasim me shifrat e vitit të kaluar, ne kemi një situatë e cila shkon me një efekt neto pozitiv me 203 biznese. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë situatën, por kjo do të thotë që masat që ne kemi marrë kanë ndikuar pozitivisht, masat kanë dhënë efekt. Dua të theksoj që ne kemi marrë masa në parlament për tatim fitimin e biznesit të vogël, sikurse kemi bërë shtyrje për pagesat e bizneseve të caktuara, si fasoni, turzimi apo call center. Numri më i madh i të papunëve është shënuar në muajin Prill, me 46 mijë persona që iu shtuan listës së të papunëve, shifrat janë kokëforte, në Dhjetor të 2020-tës, numri i të punësuarve është më i lartë se ai i të punësuarve në vitin 2019. Unë jam çdo ditë në takim me bizneset e vogla dhe ato të mëdha, të cilët nuk e kanë të lehtë, edhe për një arsye se ekonomia e Shqipërisë është e varur shumë nga ajo e Italisë dhe e Greqisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj artur roshi seance plenare 8 shkurt 2021 anila denaj artur roshi seance plenare 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll