Politike

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Interpelanca Roshi-Denaj, aeroporti i Rinasit, Balluku: Situata në aviacion prej COVID e vësh

8 Shkurt 2021, 08:24 Nga DOSJA
Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Interpelanca Roshi-Denaj, aeroporti i

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme. Seanca parlamentare nisi me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e thirrur nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi. Ministrja foli për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë gjatë vitit të kaluar duke u shprehur se pavarësisht krizës së krijuar, qeveria arriti ta përballojë.

Balluku foli ditën e sotme në Kuvend për koncesionin e Rinasit. Ajo thekson se do të ketë ulje të çmimit të biletës së udhëtimeve apo ulje e çmimit të naftës së avionëve. Sipas ministres në plan të parë është përmirësimi i kushteve të sigurisë, pas disa ngjarjeve të ndodhura më parë.Balluku u shpreh se aeroporti do të ndryshojë nga kategoria 4C në 4E, e cila është kategori e aeroporteve ndërkombëtare që mundësojnë udhëtime transoqeanike.

Murrizi nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë paratë e shqiptarëve me koncesione, në duart e pak njerëzve. Sipas tij, janë ndarë 26 milion euro të tenderuara në duart e pak njerëzve. Murrizi ironizoi videon e Bashës teksa gatuante duke thënë disa rrinë duke gatuar e të tjerë në Facebook, këtë të fundit për Ramën. Në fund ai i bëri thirrje ILDKP që ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi që ndodhej në sallë.

Hajdari trajtoi problemin e varfërisë dhe të papunësisë. Ajo tha se qeveria i ka sjellë njerëzve krimin si dhe ka lejuar mafian që të ecë në qytetin e Elbasanit, Librazhdit dhe Belshit me makina luksoze.

Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për marrëveshjen e re të koncesionit për aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ në Rinas. Balla tha se kjo kontratë ka 3 elementë thelbësore që kanë ndikim te qytetarët shqiptarë. Ai shtoi se me anë të kësaj kontrate mund të ulet tarifa për aeroportin në 20% dhe 40% për fëmijët. Ai ironizoi dhe udhëtimet e Lulzim Bashës, për të cilin tha se do të jetë i kënaqur me udhëtimet drejt Amsterdamit.

Spiropali komentoi intervistën e Fatos Nanos dhe sulmet e tij për Sali Berishën e Ilir Metën, si dhe reagimet e këtyre të fundit. Spiropali thotë se Nano s’ka nevojë të mbrohet në tërësi, pasi e di se kë ka përballë. Ajo thotë se Nano dëshmoi fytyrën e vërtetë të atyre që duan të kthehen në pushtet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seance plenare 8 shkurt 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 20:17

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...