Programi për mirëqënien sociale, Duma: Plan konkret, sigurojmë të ardhme më të mirë për shqiptarët
8 Shkurt 2021, 08:55Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme programin e PD-së për mirëqënien sociale. E para që mori fjalën ishte ish-deputetja Grida Duma. Në fjalën e saj ajo tha se është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Ndër të tjera ajo shtoi se tetë vite të qeverisë kanë qënë dështim.
FJALA E GRIDA DUMËS:
Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo. Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë. SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime! Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim. Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet. Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. • Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t’ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.
Ky është një plan gjithëpërfshirës. Është një plan serioz. Është një plan i realizueshëm. Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill. Miqtë e mi, Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot. Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës. Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë. Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar. Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës. SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës; I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve. Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë. Shqipëri e vjedhur, e varfëruar! Por koha e zgjidhjes erdhi! – Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE: Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë. Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha, për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore, – drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, – drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën për Mirëqenien Sociale. Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se angazhohet pë...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme. Seanca parlamentare nisi me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e thir...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar në selinë e PS-së. Takimi nisi në orën 08:30 dhe po zhvillohet në selinë roz...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama bën të ditur se vijon puna për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Ai ka ndarë mëngjesin e sotëm videon nga kantieri i punimeve...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar nga afër punimet e Unazës së Madhe të Tiranës, ato në lotin 1...
KAVAJË– Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka publikuar disa foto nga një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste. Të gjithë të mbledhur në nj...
TIRANË– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët vendosi t’i ndihmonte duke shërbyer në t...
TIRANË– Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar ashpër ndaj deputetes Rudina Hajdari, e cila vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku edheu shfaq ...
Politike 7 Shkurt 2021, 20:17
BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...
TIRANË– Pas një ore takim me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një foto me drejtuesit e qarqeve. Në foto sh...