BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kryer asnjëherë ndonjë vepër penale, as në Shqipëri dhe Itali. Rehovica tha se procesi i tij gjyqësor ishte një skenë e iniciuar dhe dirigjuar nga ish-partia e tij, për ta mbajtur nën kontroll e nën presion. Në tej në fjalën e tij, Rehovica tregoi edhe një informacion lidhur me trupat diplomatike në Shqipëri.
“Kam një informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontraktuar nga trupat diplomatike për t’i lajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi,”-tha ai.
PJESË NGA FJALA E TIJ:
Nuk kam kryer asnjë lloj gjëje të jashtëligjshme në Itali dhe Shqipëri. Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes, të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund t’i vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di çtë them. Gjithë ai proces sipas informacioneve të mia ka qenë një thikë pas shpine e iniciaur dhe dirigjuar nga ish-partia ime për të mbajtur nën presion të gjithë deputetet e LSI-së. Nga LSI jam larguar sepse nuk është më ajo parti që ka qenë, nuk është më partia që krijoi Ilir Meta. LSI ka filluar degradimin që kur filloi arrogance, pabesia, mosmirënjohja. Mbi të gjitha për mua LSI e ka shkatërruar paranoja. Duke qënë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrollojnë dot ,nuk kemi pse i vemë gishtin apo fajin njeriu. Unë ju siguroj se kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se Kryemadhi s’kam blerë ose kopjuar ndonjë tezë doktorature. Kryemadhi partinë e ka të pamerituar dhe të trashëguar. Ka dëshuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i Bashkive e deri më sot. Arritja më e madhe që ka Kryemadhi në drejtim të LSi është vetëm çizmja kundër Ramës. Iu siguroj se s’na ka shkuar asnjëherë ndonjë fjalim Kryemadhi , për këtë iu ftoj dhe në një debat publik. Të lë mënjanë dhe ambasadën e amrikane, edhe të gjitha, të marri dhe dosjen e të vijë në debat publik. Kam një informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontraktuar nga trupat diplomatike për t’i lajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pas një ore takim me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një foto me drejtuesit e qarqeve. Në foto sh...
DURRËS– Lefter Koka duket se është angazhuar “fortë” për fushatën e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit dhe nuk e ndal dot as pandemia e koronavirusit...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur për rreth një orë në ambientet e selisë blu drejtuesit politik të qarqeve. Bashkë me ta, t...
Politike 7 Shkurt 2021, 17:27
ELBASAN– Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur, edhe pse jozyrtarisht, duke bërë që partitë të ndezin ‘motorët’ dhe të aktivizojnë struktura...
ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka zbritur në terren, duke mos i kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. M...
TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka qënë sot në tregun e Prrenjasit, ku edhe ka provuar punën si “shitëse”. Eksperiencën e saj, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “ERtv” lidhur me punën e tij si kreu i qeverisë së vendit përgjatë 2 mandateve. Në fjalën e tij, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer në një “influencer” duke përdorur rrjetet e tij sociale dhe takime me qytetarët në një dritare për turistët. Kët...
Politike 7 Shkurt 2021, 14:31
SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgj...
TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur për programin me 5 pika të LSI teksa zhvillonte një takim me ...