Politike

Shkoi në Prrenjas/ Miranda Rira s’i lë gjë pa thënë Rudina Hajdarit: U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare,

7 Shkurt 2021, 21:06 Nga DOSJA
Shkoi në Prrenjas/ Miranda Rira s’i lë gjë pa

TIRANË– Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar ashpër ndaj deputetes Rudina Hajdari, e cila vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku edheu shfaq duke shitur fruta dhe perime në treg. Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Rira ka sulmuar personalisht deputeten, duke e cilësuar si hipokrite dhe se “qelbet” nga koka te këmbët me lekët e vjedhura të mamasë.

Rudi, hipokrizia jote, kalon çdo kufi. Ti që gjoja doje reformën në drejtësi dhe gjyqtarë të pakorruptuar, nuk kërkove as falje publike as nuk dhé dorëheqjen, kur mami yt nuk kaloi vettingun, sepse nuk justifikonte dot pasurinë e akumuluar ndër vite, edhe pse ska mbaruar ndonjëherë shkollë në jurisprudencë dhe as kishte ndonjë arsim për postin që iu ofrua për gjynah!,“-shkruhet ndër të tjera në postim. 

POSTIMI I PLOTË:

O Rudi, desha mos merrem fare me ty, sepse je grua dhe me gratë kundërshtare nuk dua të komentoj fare, por sot na e shpife, na dhurove një shfaqje shumë të shëmtuar mu në pazar të Prrenjasit!

Ti moj tregtarja më e re e Prrenjasit, që je rritur me petulla të skuqura dhe je shkolluar me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, nuk ke asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me njerëzit e ndershëm e punëtorë të Prrenjasit, të cilët mezi nxjerrin bukën e gojës, në këto ditë të ftohta shkurti.

Rudi, hipokrizia jote, kalon çdo kufi. Ti që gjoja doje reformën në drejtësi dhe gjyqtarë të pakorruptuar, nuk kërkove as falje publike as nuk dhé dorëheqjen, kur mami yt nuk kaloi vettingun, sepse nuk justifikonte dot pasurinë e akumuluar ndër vite, edhe pse ska mbaruar ndonjëherë shkollë në jurisprudencë dhe as kishte ndonjë arsim për postin që iu ofrua për gjynah!

Ti qofsh që vjen dhe predikon në Prrenjas punën e ndershme dhe vlerat morale, kur qelbesh nga koka të këmbët, me lekët e vjedhura të mamit, që pasi jua mori “tregtarëve” të tjerë fatkeq që endeshin nëpër gjykata, të dërgoi ty në Amerikë. Jam arsimuar edhe unë në Amerikë, por jo me lekët e mamit tim, por me bursë fullbright nga USAID, taksapaguesit amerikanë.

Rudi, jam kurioze të shoh sa vota do marresh në Prrenjas me këto shfaqje të nivelit të politikanes së ulët që bën!! Duke u thurur dhe kashtisur me nismën thurje, ty nuk të voton as dikush që është i djathtë, sepse e di që vota e tij do shkojë në kosh, ose në oborrin e Ramës.

Patericë e thyer, e zhyer dhe e lyer! Kaq mbetesh o Rudinë, prandaj mos na bej moral në Prrenjas dhe as mos gënje duke thënë se takove qindra e mijëra qytetarë, se nuk janë aq qytetarë këtu, për shkak të shpopullimit. Mundohu të gjesh mënyra të tjera për të rënë në sy, se s’te hedh njeri kashtë në Prrenjas ty!!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miranda rira rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas miranda rira rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 20:17

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...

Politike 7 Shkurt 2021, 17:27

ELBASAN– Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur, edhe pse jozyrtarisht, duke bërë që partitë të ndezin ‘motorët’ dhe të aktivizojnë struktura...

Politike 7 Shkurt 2021, 14:31

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgj...