Politike

Pozoi si shitëse në tregun e Prrenjasit, vjen reagimi nga deputetja: Do goditemi e baltosemi por në fund do fitojmë, jam Rud

7 Shkurt 2021, 21:17 Nga DOSJA
Pozoi si shitëse në tregun e Prrenjasit, vjen reagimi nga deputetja:

TIRANË– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët vendosi t’i ndihmonte duke shërbyer në tregun e fruta-perimeve. Veprimi i saj ngjalli reagime në rrjet nga moderatorja Fiori Dardha dhe ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, megjithatë nuk u lanë pa përgjigje. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Hajdari sqaroi arsyen se pse vendosi të shërbejë në tregun e Prrenjasit duke u shprehur se ishte gati për t’u përballur me sulmet politike ndaj saj.

“E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie. Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat. Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë. Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët. Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë. Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë. Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur! Forca! Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë: Të lartësoj dhe vlerësoj sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit. Jetojmë në një vend ku politika i përulet krimit. Bandat dhe mafia kanë kontroll absolut mbi institucionet dhe fjala e tyre është ligj, e ligji bëhet sipas fjalës së tyre. Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar. Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore apo ata që shpërndajnë apo prodhojnë drogë. Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë. E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie. Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat. Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë. Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët. Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë. Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë. Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur! Forca! Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 20:17

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...

Politike 7 Shkurt 2021, 17:27

ELBASAN– Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur, edhe pse jozyrtarisht, duke bërë që partitë të ndezin ‘motorët’ dhe të aktivizojnë struktura...