Aktualitet

U rrah për vdekje nga shokët, ndërron jetë në spitalin e Traumës Pelivan Sinrrapaj, i biri hedh akuza: Autorët i liroi Pr

7 Shkurt 2021, 06:46 Nga DOSJA
U rrah për vdekje nga shokët, ndërron jetë në spitalin

TIRANË- Pelivan Sinorrapaj nga Mallakastra ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës. Ai u dhunua barbarisht me shufra hekuri, nga tri shokë të tij, pasi ishte ulur me ta në një kafene në zonë. Mbrëmjen e 29 janarit Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë. Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool, 57-vjeçari me tre shokët Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç u konfliktuan për motive banale, ndërsa paraprakisht u tha se sherri kishte motive politike.

Versioni fillestar i dëshmitarëve është se në bisedë e sipër, 57-vjeçari kishte lavdëruar PS-në se i kishin futur bashkëshorten në punë, më konkretisht në ndërmarrjen e pastrimit. Nisur nga kjo shokët e tjerë me të cilën ishte i shoqëruar i ishin kundërvënë ku dhe më pas nisën konfliktet, që degraduan deri në dhunë.

Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinorrapaj u godit dhe u gjakos me shufër hekuri. Tre shokët pasi e rrahën, e lanë në mes të rrugës dhe u larguan.

Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Ndërsa i biri, Fatmiri ka mohuar këto akuza dhe thotë se nuk ka dijeni për shkakun e vërtetë të rrahjes që çoi në vdekjen e babait, por mohon prapaskenat politike të sherrit, pasi sipas tij, i ati nuk është marrë kurrë me politikë. 

Ai akuzoi prokurorinë se ka liruar autorët, ndërsa me argumentimin se njëri vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjykata ka liruar Fitim Zekajn me masën e sigurisë, detyrim paraqitjeje ndërsa për Festim Metajn dhe Ferdinand Alimerkajn është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes pelivan sinorrapaj vdes pelivan sinorrapaj

Sondazh

Poll