Politike

‘Na bëtë të qeshim me zemër’/ Ramës i ankohen për biletat e Kalasë së Gjirokastrës, kryeministri: Ku të falni ju!

6 Shkurt 2021, 09:20 Nga DOSJA
‘Na bëtë të qeshim me zemër’/ Ramës i

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama mësoi se në Gjirokastër njerëzit duhet të paguajnë dy herë për dy bileta për të hyrë në Kala.

Sipas vajzës e cila zbuloi këtë ndodhi, për të hyrë në këtë kala, vizitorët pajisen me dy bileta, për të hyrë dhe për të dalë nga monumenti i kulturës. Rama tha se nuk ishte në dijeni të këtij fakti, ndërsa e quajti pa sens si procedurë. Madje ai mes humorit dhe ironisë sugjeroi që drejtorët e muzeve të kësaj kalaje të jenë nga Përmeti.

Pyetja: Në administrimin paralel të kalasë rezultati përkon me blerjen e dy biletave në hyrje dhe për muzeun.

Rama: Po ku të falni ju të merrni dy bileta. Vetem në Gjirokastër paguani dy bileta për të njëjtin aktivitet. Ju ke merrni, me siguri atë në dalje. Bravo kjo është për tja përcjellë Ismailit dhe për ti thënë mbaje se mos bën një shënim për këtë punë. Ajo që unë të falënderoj është se na bërë të qeshim me gjithë zemër këtu. Nuk di të them, se kisha dëgjuar këtë, por ka një zgjidhje, dhe duhet të ketë vetëm një biletë sipas meje, Se di se kujt i ngelet hatri këtu. Edhe këtë i bëni njerëzve?! Do i vëmë nga Përmetit, drejtorët e muzeve, se kush ia merr biletën tjetrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2021, 09:02

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në qytetin e Gjirokastrës tregoi se investitorët nga Emiratet e Bashkuara kanë shprehur in...