Politike

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Britaninë/ Xhaçka: Do të nxisë tregtinë midis vendeve

5 Shkurt 2021, 15:44 Nga DOSJA
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Britaninë/

TIRANË-Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Norman Dunkan, nënshkruan sot Marrëveshjen e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të mëtejshëm në përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në këtë fushë, pasi synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE.

Xhaçka shkruan se është “një marrëveshje mbi partneritetin, tregtinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Anglisë. Ky hap i dytë në kornizën ligjore do të nxisë më tej tregtinë dypalëshe, do të harmonizojë marrëdhëniet ekonomike dhe do të heqë pengesat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka

Sondazh

Poll