Bota

Kryeministrat e vendeve të BE i dërgojnë letër Von der Leyen: Negocio sa më parë me J & J për vaksinën

5 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
Kryeministrat e vendeve të BE i dërgojnë letër Von der

BRUKSEL- Krerët e Danimarkës, Austrisë, Republikës Çeke dhe Greqisë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të veprojë shpejt për të siguruar doza nga vaksina COVID-19 e prodhuar nga kompania e ilaçeve amerikane Johnson & Johnson.

Reuters shkruan se në letrën, drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, ata thanë se ishin informuar se vaksina është dorëzuar te Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara për miratim.

“Nëse kjo mund të rrezikojë qasjen e BE-së në vaksinën J & J, atëherë ne duhet të punojmë për këtë çështje në kohë për të gjetur një zgjidhje tani e tutje, me synimin për të gjetur zgjidhje me kompaninë për të furnizuar edhe vendet e BE,” thuhet në letër.

Ajo u nënshkrua nga kancelari austriak Sebastian Kurz, kryeministri çek Andrej Babis, kryeministri danez Mette Frederiksen dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ky nxitim i këtyrë vendve ka ardhur për shkak të mungesave të vaksinës nga kompainitë e tjera si Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrej babis johnson & johnson kyriakos mitsotakis mette frederiksen sebastian kurz ursula von der leyen andrej babis johnson & johnson kyriakos mitsotakis mette frederiksen sebastian kurz ursula von der leyen

Sondazh

Poll