Bota

Hoti: Kurtin e nxorëm nga qeveria, i bënte dëm shtetit 

5 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Hoti: Kurtin e nxorëm nga qeveria, i bënte dëm shtetit 

KOSOVË- Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Albin Kurti i bën dëm Kosovës ndaj u hoq nga qeveria. Gjatë fushatës elektorale në Suharekë, Hoti është shprehur ata kanë bërë gabim fillimisht që e vendosën në pushtet dhe se Kurti nuk do ta ketë më asnjëherë shënsin që të udhëheqë.

“Kurti e kishte ,mundësinë për 52 ditë por u detyruam t’i nxjerrim nga Qeveria, sepse i bënte dëm shtetit. Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, tha Hoti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti avdullah hoti zgjedhjet ne kosove albin kurti avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll