Bota

Erdogan sulmon LGBT-në: Kanë humbur vlerat tona kombëtare e shpirtërore, duan të helmojnë të rinjtë

5 Shkurt 2021, 21:22 Nga DOSJA
Erdogan sulmon LGBT-në: Kanë humbur vlerat tona kombëtare e

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar komitetin LGBT gjatë një deklarate për mediat.

BBC shkruan se Erdogan foli publikisht pas protestave që të rinjtë po zhvillojnë në Turqi, ku kundërshtojnë emërimin e biznesmenit Melih Bulu si rektor në Universitetin Boğaziçi, dhe tha se të gjithë anëtarët e LGBT-së kanë humbur vlerat kombëtare e shpirtërore.

Ai shtoi më tej se anëtarët e këtij komuniteti duan gjithashtu të helmojnë të rinjtë e tjerë.

Ne do t’i sjellim të rinjtë tanë në të ardhmen, jo si rinia LGBT, por si rinia që ekzistonte në të kaluarën e lavdishme të kombit tonë. Ju nuk jeni rinia LGBT, jo rinia që kryeni akte vandalizmi. Përkundrazi, ju jeni ata që riparoni zemrat e thyera. LGBT ka humbur vlerat tona kombëtare, shpirtërore si dhe duan të helmojnë të rinjtë,”- tha Erdogan.

Sudentët në Turqi janë prej një muaji në protestë. Ata kundërshtojnë emërimin e Melih Bulu, një biznesmen që ishte një kandidat parlamentar i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në 2015, si rektor i Universitetit Boğaziçi.

Vendimi për të emëruar Bulu u denoncua si jodemokratik nga anëtarët e universitetit dhe u interpretua gjerësisht si një përpjekje qeveritare për të depërtuar në një nga institucionet e fundit me prirje të majtë të vendit. Bulu është rektori i parë i zgjedhur nga jashtë komunitetit universitar që nga grusht shteti ushtarak i Turqisë 1980.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan erdogan sulmon lgbt-ne erdogan erdogan sulmon lgbt-ne

Sondazh

Poll