Bota

Osmani: Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje si në Bashkimin Sovjetik

5 Shkurt 2021, 20:57 Nga DOSJA
Osmani: Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje si në Bashkimin

KOSOVË- Kandidatja e për Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka krahasuar vendimin për ndalimin e Kurtit në zgjedhje me Bashkimin Evropian. Në një intervistë në “Rubikon”, Osmani ka thënë se mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka qenë e politizuar.

“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ’së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh. Mënyra se si po keqpërdoret kjo më ngjan me BRSS, ku kundërshtarëve politik iu ndalohet të kandidojnë, duke u thirrë në atë që po zbatojnë ligjet,”tha Osmani.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë, nuk mund të garojnë. Kurti ka marrë një dënim më parë me 1 vit e 3 muaj burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll