Bota

Johnson and Johnson kërkon aprovim nga FDA për vaksinës e saj, nënkryetari: Efikasiteti i saj është 85 %

5 Shkurt 2021, 20:32 Nga DOSJA
Johnson and Johnson kërkon aprovim nga FDA për vaksinës e saj,

SHBA- Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka kërkuar autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së saj te Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).  NPG shkuan se kompania e paraqiti ditën e djeshme aplikimin e saj  dhe gjatë një deklarate tha se pas miratimit të vaksinës do të shpërndajë 100 milion doza në gjysmën e parë të këtij viti. Nënkryetari i J & J, Paul Stoffels tha se efikasiteti i vaksinës është 85 % efektive.

“Potenciali për të zvogëluar ndjeshëm barrën e sëmundjes së rëndë, duke siguruar një vaksinë efektive dhe të tolerueshme mirë me vetëm një imunizim, është një komponent kritik i reagimit global të shëndetit publik. Efikasiteti i vaksinës është 85% në parandalimin e Covid,” tha Stoffels.

FDA pritet të mbajë takimin e parë për aprovimin e vaksinës më 26 shkurt. Nëse këshilltarët favorizojnë vaksinën, vendimi për të aprovuar vaksinën do të merret shumë shpejt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fda johnson & johnson fda johnson & johnson

Sondazh

Poll