Aktualitet

Najada Çomo: Është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor, një ikën e një tjetër shtroh

5 Shkurt 2021, 17:03 Nga DOSJA
Najada Çomo: Është rritur shifra e moshave të reja që

TIRANË– Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka deklaruar se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koronavirusit. Në një intervistë për “Top-Chnenl”, Çomo tha se ka një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore.

Ajo shtoi se në spitale ka lëvizje e shtretër të lirë gjithashtu dhe dikush shtrohet, një tjetër del e një tjetër bën analizat.

Është e vërtetë që kemi një shtim të numrave të shtruar në spitalet Covid. Kemi numër të shtuar të të infektuarve. Shtrimet janë në shifër dinamike, por ajo çka unë do të tërhiqja vëmendje në lidhje me personat e shtruar që është ulur grupmosha e prekur e shtruar në spital. Pra kemi një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore. Nuk kemi ndryshim të sjelljeve të virusit, por shtim të moshave të prekur në moshë më të re.

Është mosha e re që ka kontakt më të shumtë me njëri-tjetrin dhe mbeten  burim i madh infeksioni për veten dhe të tjerët. Shifra tani që flasim është dinamike. Dikush po del, dikush po shtrohet, dikush po pret të bëjë analiza. Për të mos hapur panik, kemi shtretër të lirë, por të mos gëzojmë shtretërit e lirë, por mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike,”- u shpreh Çomo.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në vend sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1089 persona të prekur me Covid-19 dhe 15 viktima. Në total, numri i jetëve të humbura në vend ka shkuar në 1433.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 16:16

TIRANË- Një sherr i rëndë ka ndodhur në Bladushk  të Tiranës, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri tjetrin për një kanal kullues. Si pasojë e sherrit një ng...