Bota

Joe Biden ndaloi urdhërin e Trump për tërheqen e 12,000 trupave, Gjermania mirëpret vendimin e SHBA

5 Shkurt 2021, 14:50 Nga DOSJA
Joe Biden ndaloi urdhërin e Trump për tërheqen e 12,000 trupave,

GJERMANI– Qeveria gjermane mirëpriti sot vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, që zyrtarisht ndalon tërheqjen e tëtrupave amerikane nga Gjermania, duke thënë se vendosja e këtyre trupave në shtetin gjerman “është në interesin tonë të përbashkët”.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë rreth 9,500 trupa amerikane nga 34,500 sa janë gjithsej në Gjermani, por tërheqja e tyre nuk ndodhi asnjëherë.

Më 4 shkurt, Biden tha se plani për tërheqjen e trupave do të ndalohej derisa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të rishikonte praninë e trupave amerikane në mbarë botën.

Qeveria gjermane e mirëpret këtë njoftim”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai tha se “ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me administratën e re amerikane për të parë planet e saj të mëtejme”.

Ne gjithmonë kemi qenë të bindur se stacionimi i trupave amerikane këtu në Gjermani i shërben sigurisë evropiane dhe trans-atlantike dhe prandaj është në interesin tonë të përbashkët”, tha Seibert.

I pyetur nëse Gjermania do të bëjë ndonjë ofertë konkrete për të bindur SHBA-në që të mos i tërheqë trupat, Seibert tha se Berlini do të ndjekë zhvillimet, por “se si këto rishikime do të shkojnë është çështje e brendshme e SHBA-së”.

SHBA-ja ka disa ndërtesa ushtarake në Gjermani, përfshirë edhe Bazën Ajrore Ramstein.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1200 trupave nga gjermania angela merkel joe biden 1200 trupave nga gjermania angela merkel joe biden

Sondazh

Poll