Bota

GAFA/ Kandidati për deputet ngatërron emrin e Albin Kurtit e quan ‘Hashim’, justifikohet: Kanë bërë montazh, s’e kam

5 Shkurt 2021, 14:35 Nga DOSJA
GAFA/ Kandidati për deputet ngatërron emrin e Albin Kurtit e quan

KOSOVË-Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Milazim Salijaj e ka quajtur Albin Kurtin, Hashim Kurti në një tubim në Kaçanik.

Në fjalën e tij, pas lideri të LVV, Saliaj teksa po fliste për Kurtin e ka ngatërruar emrin e tij me të  ish-presidentit, Hashim Thaçi.


“Siç tha edhe kryeministri Hashim Kurti neve na ka mbetur pak kohë deri në 14 shkurt,”- ka thënë ai.

Por, sipas Kallxo, Saliaj ka thënë se e  gjithë kjo është montazh dhe që ky emër nuk i bie as në mend.

Kanë ba montazh qysh janë msu me i ba. Mundem me ua dergu videon e plotë. Unë nuk kam thanë kurrë ashtu (Hashim), se më pas në mend najherë atë emër do të isha me ata”, ka thanë ai.

8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike vijojnë takimet (Axhenda), KQZ-ja shuan shpresat për Albin Kurtin: Votat për kandidatët e pa certifikuar do konsiderohen të pavlefshme

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti milazim saliaj albin kurti milazim saliaj

Sondazh

Poll