Aktualitet

DOSJA- Mikael Qosja/ Kush është ‘vëzhguesi’ që zgjodhi me dorën e tij ‘killerat’ për vrasjen e trefishtë në Brad

5 Shkurt 2021, 16:39 Nga DOSJA
DOSJA- Mikael Qosja/ Kush është ‘vëzhguesi’ që

TIRANË– Mikael Qosja i shpallur në kërkim për rolin e tij si vëzhgues në atentatin me tre viktima në Elbasan, ku mbetën të vdekur, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç, e ka nisur ‘karrierën’ e tij që në vegjëli. Dosja.al ka zbardhur rekordet kriminale të Qosjas, i cili njihet ndryshe edhe si Markelian Qosja, Mikael Kamani apo Mikael Stefo.

Ndalesa e parë për Qosjan, që u mor me organizimin, përgatitjen, gjetjen e ‘killerave’ dhe ndjekjen e viktimave në vitin 2018,  u bë mesditën e 17 qershorit të vitit 2008. Rreth orës 13.00, Mikael Stefo, 22 vjeç në atë kohë u arrestua teksa qarkullonte me mjetin e llojit “Benz” me targa TR 0309 P, me drejtues Emiljano Ramazanin, (i vrarë më 20 korrik të vitit 2020 në Elbasan), në atë kohë 28 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spajkores” në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Ramazani dhe Stefo u akuzuan për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes se narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Kjo ngjarje zbulon edhe miqësinë e vjetër të Stefos me babain e katër vajzave, i njohur ndryshe dhe si Ili, që u ekzekutua tek ‘Rrethorrotullimi i Luleve’, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nuredin Dumani (Lexo këtu Dosjen e plotë).

Por, Qosja nuk e ka ndalur këtu veprimtarinë e tij. Këtë herë me mbiemrin Kamani, i veshur si polic, bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Ferdinand Dedja, (i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe Alban Dedja, në bashkëpunim me një 15-vjeçare, i shumëkërkuari grabiti  banesën e një biznesmeni më 19 janar të vitit të shkuar. Të armatosur me pistoleta e thika, nën pretekstin e një kontrolli, të katër personat arritën të gjejnë e të marrin paratë në një sirtar të dhomës së gjumit, rreth 250 mijë lekë të reja, si dhe të gjitha bizhuteritë me vlerë 200 mijë lekë të reja.

Ndërsa familjarëve u thanë që të izoloheshin në bodrumin e shtëpisë. Kur autorët u larguan, familjarët e gjendur të shokuar përballë kësaj ngjarjeje lajmëruan policinë pasi vunë re mungesën e parave. Kamani, Alban Dedja, Ferdinand Dedja dhe 15-vjeçarja që i ndihmoi u arrestuan pesë muaj pas ngjarjes, por në rrethana të paqarta, Mikaeli vijonte me aktivitetin e tij.

Në vitin 2019, Mikael Qosja është dënuar me 2 milion lekë të vjetra gjobë, pasi ka goditur me grushta një punonjës të policisë rrugore në Elbasan. Për të njëjtën arsye, gjykata e Elbasanit e ka dënuar edhe njëherë tjetër Mikael Qosja me me 1.2 milion lekë të vjetra.

Pavarësisht rekordeve që ky person mban mbi shpinë, 35-vjeçari arrit që në vitin 2018 të vëzhgonte tre shënjestrat e atentit të ndodhur në Bradashesh, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Aktualisht Qosja ka gjetur strehë në Dubai. Dosja.al raportoi një ditë më parë se personazhet që po e mbrojnë janë të njohur në botën e krimit në Elbasan, të ashtuquajtur edhe si “grupi i Dubait”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben dylgjeri endrit dylgjeri erdal duranay markelian qosja mikael kamani mikael qosja mikael stefo arben dylgjeri endrit dylgjeri erdal duranay markelian qosja mikael kamani mikael qosja mikael stefo

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 16:16

TIRANË- Një sherr i rëndë ka ndodhur në Bladushk  të Tiranës, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri tjetrin për një kanal kullues. Si pasojë e sherrit një ng...