Aktualitet

5 Shkurt 2021, 16:16 Nga DOSJA

TIRANË- Një sherr i rëndë ka ndodhur në Bladushk  të Tiranës, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri tjetrin për një kanal kullues. Si pasojë e sherrit një nga vëllezërit ka përfundur në gjendje të rëndë në spital. Bëhet fjalë për Enver Lloçja, ku vajza e tij në një intervistë për ‘Shqipëria Live” ka thënë se i ati është në gjendje kritike për jetën dhe se doktorët nuk japin shpresa pasi ai ka marrë dëmtime të rënda në trup.

 “Doktori nuk jep fare shpresë. Bujari i ka gjuajtur nga mbrapa babit. Erdhën policët dhe talleshin dhe thoshin nuk ka gjë“.- tha ajo.  Ndërkohë, Rexhepi,djali i Enverit tregon se e gjeti të atin në gjendje të rënduar.

“Babi ishte i shtrirë, më kërkoi një batanije sepse ishte shumë keq. Pas përplasjes për gomarin, nuk kemi pasur raste të tjera. Kanali ishte i vjetër dhe duhej rregulluar”.- tha ai. 

Por e njëjta situatë është krijuar mes vëllezërve edhe para  një viti, ku “Shqipëria live” transmetoi  debatn midis dy vëllezërve, Enver dhe Muharrem Lloçjas, ku Muharremi goditi me levë Enverin pasi pretendonte se gomari i tij i kishte hyrë në tokë. Mesa duket konfliktet mes vëllezërve vazhdojnë dhe Enveri ka marrë goditje të rënda.

Sakaq, Muharremi i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lirë pasi ndaj tij nuk janë marrë masa nga autoritetet, ka thënë se ka thënë se kanë pasur një konflikt, por megjithatë ka shtuar se nuk u mat se sa do i binte.

 “Është e vërtetë që kemi pasur konflikt. Sa u ngritëm në mëngjes, erdhi mori kazmën që të hapte kanalin. I thashë lere se do e rregulloj unë. Ia kapa lopatën, m’u kthye dhe unë iu ktheva e hodha matanë se nuk më panë më sytë. E kam shtyrë te kazma”.- ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver lloçja muharrem llojca enver lloçja muharrem llojca

Sondazh

Poll