Ishte i fiksuar! Hapi dhjetra llogari në Facebook e Instagram për të përndjekur një vajzë, pranga 27-vjeçarit nga Tirana,
5 Shkurt 2021, 11:06Nga DOSJA
TIRANË– Një 27-vjeçari, i identifikuar si Igli Paskali, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi përndiqte një të re. Pas denoncimit të bërë nga e reja, njësia për hetimin e krimeve kibernetike ka zbuluar se i riu kishte hapur dhjetra rrjete sociale me të dhëna të rreme, nga të cilat ftonte në takim një vajzë nga Tirana. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, në banesën e tij është gjetur edhe një telefon celular i markës iPhone.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik. Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKIMI”. Vihet në pranga një 27-vjeçar.
Nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u realizua operacioni policor “TAKIMI”.
Pas një hetimi disamujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota dhe të shpejta në lidhje me kallëzimin e marrë nga një shtetase, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. P., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë shtetas është caktuar urdhri i ndalimit, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”. Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.
Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.
Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ekspertët kanë caktuar dëmshpërblimin për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën nj...
TIRANË– Media gjermane dyshon se në Shqipëri ka ardhur varianti i ri i covid. Kjo pasi disa ditë më parë një 22-vjeçare e cila kishte mbërritur në G...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person pasi shpërndante doza të vogla kokaine. Në praga ka rënë A. K., 24 vjeç, banues në Durrës, i...
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet zona pas përmbytjeve. Aktualisht janë 2750 hektarë tokë nën ujë, ndërk...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 partitë e para që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, KQZ...
TIRANË– Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit P...
ANGLI– Shqiptari Shkumbin Lala, është burgosur në Britaninë e Madhe pasi u kap në një shtëpi me 147 bimë kanabis me një vlerë të vlerësuar të rrugës prej 80,000...
DURRËS– Dega e Partisë Demokratike në Durrës, ka kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Bashkinë e Durrësit, me pretendimin se kanë shkellur një pre...