Politike

‘E kanë thënë pak nga përvoja e burgut’/ Fatos Nano tregon si doli pas 4 viteve në qeli: U frenova për të mar

5 Shkurt 2021, 07:05 Nga DOSJA
‘E kanë thënë pak nga përvoja e burgut’/ Fatos

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ka treguar se si i ka ndikuar burgu në jetën e tij dhe karrierën politikë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Nano tregoi se eksperienca e kishte bërë më të frenuar dhe më tolerant ndaj personave që e sulmonin.

PJESË NGA EMISIONI: 

Pyetje: Si ka ndikuar burgu?

Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore. Në planin njerëzor më ka sjellë tek ky që jam. Më ka bërë tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak. E kanë thënë pak nga përvoja e burgut që kur njeriu qëndron pak në burg, del shumë më revanshist seç hyn. Kur qëndron gjatë, nuk je më për gjë. Ndërsa kur rri një kohë të moderuar, pyet veten se përse ndodhin disa gjëra, çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar. Ky është mendimi më i madh që kam bërë.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano fatos nano

Sondazh

Poll