‘Meta që s’donte djegie mandatesh, donte të ruante hajdutët në qeveri?’, Kryemadhi: Ai ka ngrënë e ka pirë me ta, j
4 Shkurt 2021, 21:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar disa arsye se përse i dogjën 20 mandatet me së bashku me Partinë Demokratike.
E ftuar në emisionin, ‘Open’ , Kryemadhi ka thënë se një nga arsyet kryesore ishte krijimi i besueshmërisë në popull, për të rrëzuar hajdutët në pushtet.
E pyetur nëse Meta që ishte kundër mandatesh dëshironte ruajtjen e tyre, Kryemadhi tha se ka qenë Meta ai që ka ngrënë e ka pirë me ta, duke shtuar se vetë Presidenti i ka sjellë në pushtet.
Pjesë nga Debati:
Kryemadhi: Unë për çfarë i dogja mandatet? Se po ta kisha mendjen te karrigia nuk do i digjja mandatet. Nuk i dogja 20 mandate as për të marrë prapë 20, por më shumë, normal. E bëra dhe për të bërë një lloj katarsisi, me qëllim që të largoja hajdutët nga pushteti.
Bushati: Pra Meta që ishte kundër djegies së mandateve donte të ruante hajdutët në qeveri?
Kryemadhi: Ilir Meta ka ngrënë e ka pirë me ata, nuk kam ndjenjur unë të ha dhe të pi. Unë do isha zonjë e parë po ta pranoja këtë. Nuk kam pse të përplasem unë këtë për allishverishtet e të tjerëve (për Nasip Naçon). LSI sjell të rinj dhe të reja. PS ka nevojë për lëndë të parë inceneratorët. Ore thoni njëherë që kjo LSI ka bërë një gjë të mirë, ka sjellë emra të rinj në politikë. Këta të rinj që shkuan te Teatri Kombëtar dhe u zunë me policinë atje. Më mirë një 17-vjeçar deputet se sa një kriminel dhe një që mendon të blejë makinë për dashnoret e veta. Na thuaj për këtë Ramën që di 5 gjuhë të huaj dhe mbolli gjithë shqiëprinë me kanabis.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë gjykimin e tij për Ramën si kryeministër. Nano...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizj Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me plot bindje ka thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në ba...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi teksa ka folur për programin e partisë së saj ka thënë se kjo nismë do të ulë informalitetin në v...
Politike 4 Shkurt 2021, 21:24
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e ka ftuar kryeministrin aktual Edi Rama që të bëhej pjesë e politikës në Shqipëri. Në një inter...
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit ka një fallxhore në Greqi që e thërret për...
TIRANË– Ish-Kryeministri Fatos Nano është takuar për herë të parë me Sali Berishën në vitet ’90 në një takim në gazetën Zëri i Popullit.Gjatë atij ta...