Politike

Largimi i anëtarëve nga LSI/ Kryemadhi: S’kanë lexuar asnjë fjalim në parlament edhe kur ia bënin gati 

4 Shkurt 2021, 22:02 Nga DOSJA
Largimi i anëtarëve nga LSI/ Kryemadhi: S’kanë lexuar

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krryemadhi ka komentuar largimin e Gledion Rahovia, Nasip Naço dhe Lefter Koka, të cilët nga partia e saj kanë shkuar në Partinë Socialiste. 

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se LSI është partia e lëvizjes, duke shtuar se anëtarët që janë larguar nga LSI-ja  s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur ja kanë bërë gati.

“LSI aty qëndron njerëzit ikin dhe vijnë. Nuk janë themelues të LSI. Janë disa gjëra të ndryshme. Janë konjuktura politike që siç themi ne me një listë apo dy lista. Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës me çështje konujukturash. Sot është dita për të ofruar programe, ide, kurse këta që ikën s’kanë qenë asnjëheë pjesë e programit. Kur s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur ja kanë bërë gati. Duhet të jemi shumë ‘fair’ me njerëzit dhe me veten tonë që LSI është një forcë që për hir të së vërtetës është dominuar nga të rinjtë. “- ka thënë ajo. 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll