Nano: Tek Meta shoh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës
4 Shkurt 2021, 21:46Nga DOSJA
TIRANË– Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si President i vendit, e cilësoi atë si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.
Pjesë nga intervista
Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.
Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?
Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni?
Fatos Nano: Më ler ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.
Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?
Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…
Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?
Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë.
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar disa arsye se përse i dogjën 20 mandatet me së bashku me Pa...
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë gjykimin e tij për Ramën si kryeministër. Nano...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizj Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me plot bindje ka thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në ba...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi teksa ka folur për programin e partisë së saj ka thënë se kjo nismë do të ulë informalitetin në v...
Politike 4 Shkurt 2021, 21:24
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e ka ftuar kryeministrin aktual Edi Rama që të bëhej pjesë e politikës në Shqipëri. Në një inter...
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit ka një fallxhore në Greqi që e thërret për...