Politike

Citoi Biblën! Fatos Nano flet për besimin: Është pjesë e kulturës, vetëm kështu mund të ruhesh nga dogma

5 Shkurt 2021, 06:52 Nga DOSJA
Citoi Biblën! Fatos Nano flet për besimin: Është pjesë

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ka folur për besimin e tij në fe. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Nano u shpreh se kishte lexuar edhe Biblën edhe Kuranin, por i kishte analizuar për të nxjerrë mësime prej tyre. Megjithatë duket se lideri historik i Partisë Socialiste, ka gjetur më shumë veten tek Bibla, pasi gjatë gjithë intervistës ka cituar disa nga psalmet e saj. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Ka dy vese që në shoqëri janë të theksuara; ekzaltimi kur ke pushtetin dhe xhelozia që ndjejnë kur të shohin përpara?

Fatos Nano: Natyrisht kanë qënë prezente por nuk ke shumë kohë që të merresh me to, le ta kalojmë këtë…me sportivitet. Ti referohemi… se ai që ushqen ndjenja të tilla i bën keq vetës. Dhe bën një nga 7 mëkatet kapitale të Biblës. Zilia, lakmia etj. E pengon edhe atë vetë. Por janë prezente në mjedisin politik. Dhe shfaqen në intriga.

Pyetje: Jeni përballur shpesh?

Fatos Nano: Rregullisht!

Pyetje: Shoh që e citoni disa herë Biblën. Besoni?

Fatos Nano: Është pjesë e kulturës që duhet ta njohësh. Jemi qënie me tru normal, duhet të gjykosh mbi të. Kam lexuar Biblën dhe Kuranin, kam bërë krahasimin. Dhe vetëm kështu mund të ruhesh nga dogma. Dhe dallon më kollaj ata që janë dogmatik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano fatos nano per fene fatos nano fatos nano per fene

Sondazh

Poll