Politike

Kunja për Veliajn?/ Kryebashkiaku i shembi gjimnazin, Fatos Nano: Ka pasur një copë oborr aty, apo është bërë pallat?

5 Shkurt 2021, 06:44 Nga DOSJA
Kunja për Veliajn?/ Kryebashkiaku i shembi gjimnazin, Fatos Nano: Ka pasur

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka thumbur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste për emisionin “Opinion”. Në fjalën e tij, Nano po tregonte disa detaje për shkollën e tij, atë të “Sami Frashërit”, që prej kohësh është shembur, dhe sipas opozitës do të ndërtohet një pallat.

Mesa duket akuzat kanë mbërritur edhe në “veshët” e Nanos, i cili me ironi është shprehur se në shkollë kanë pasur një oborr, por nuk ka ide nëse është ende ekzistent.

Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ai copë oborr aty, apo është shembur e është bërë pallat, s’e di…ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër,”-tha Nano.

DEBATI POLITIK

I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj fatos nano shkolla sami frasheri erion veliaj fatos nano shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll