“E deshe, merre mbaje me gjithë krizë”/ Fatos Nano: S’kam asnjë komunikim me Metën, përfituesi më i madh i mbështet
4 Shkurt 2021, 21:43Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano është shprehur se nuk e ka marrë aspak malli për Ilir Metën. Në një rrëfim të rrallë për “Opinion”, Nano tha se nuk ka asnjë lloj komunikimi me Presidentin Ilir Meta dhe shtoi se nuk i mungon aspak.
Nano e cilësoi Metën si një nga përfituesit më të mëdhenj të mbështetjes së tij dhe kutjoi momentin kur e braktisi bashkë me krizën e energjitikës.
Pjesë nga intervista
Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..
Fevziu: As mesazhe?
Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.
Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vete
Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.
Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë gjykimin e tij për Ramën si kryeministër. Nano...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizj Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me plot bindje ka thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në ba...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi teksa ka folur për programin e partisë së saj ka thënë se kjo nismë do të ulë informalitetin në v...
Politike 4 Shkurt 2021, 21:24
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e ka ftuar kryeministrin aktual Edi Rama që të bëhej pjesë e politikës në Shqipëri. Në një inter...
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit ka një fallxhore në Greqi që e thërret për...
TIRANË– Ish-Kryeministri Fatos Nano është takuar për herë të parë me Sali Berishën në vitet ’90 në një takim në gazetën Zëri i Popullit.Gjatë atij ta...