Aktualitet

PARALAJMËRIMI! Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse të infektuarit shtohen

4 Shkurt 2021, 18:30 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar një shtrëngim të masave. I ftuar në “Report Tv”, Brataj tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit.

Konkratisht, Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit me Covid-19.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.   

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock doën është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.

Ndërkohë rritja e të infektuarve në vend vijon. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 1052 persona të prekur me Covid-19 dhe 14 persona humbën jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 18:20

TIRANË– Në Shqipëri, situata e pandemisë COVID 19 po bëhet gjithnjë e më shqetësuese me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, nivele të larta të...

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 17:16

SHKODËR– Fshati Obot në Shkodër, që prej një muaji është nën ujë për shkak të përmbytjeteve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut që përfshin di...