Aktualitet

Për herë të parë pas 8 vitesh, auditohet Kadastra e Vlorës nga KLSH-ja, nis kontroll dhe në Spitalin Rajonal dhe atë psik

4 Shkurt 2021, 17:01 Nga DOSJA
Për herë të parë pas 8 vitesh, auditohet Kadastra e

VLORË– Kontrolli i Lartë i shtetit ka nisur  një audit në qytetin e Vlorës, në 3 institucione të rëndësishne si Kadastra, Spitali Rajonal e Spitali Psikiatrik.

Për Bashkinë, auditi kishte nisur prej kohësh duke e çuar në katër numrin e institucioneve që po kontrollohen. Kadastra e Vlorës ishte një institucion në të cilin KLSH nuk kishte kryer asnjë kontroll në 8 vitet e fundit.

Të gjitha kontrollet që po kryhen në të gjitha institucionet po  kalojnë në lupën audituesve në mënyrë të detajuar nga Kontrolli i  Lartë, ku çdo hap po ndiqet nga kreu i këtij Institucioni, Arben Shehu, për të parë shkelje të mundshme.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qëndër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme, që nga regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Sipas burimeve nga grupi i punës, auditimi në institucione po bëhet shumë i detajuar me qëllim që të evidentohen abuzimet dhe çdo shkelje e ligjit të kallëzohet në prokurori e faktuar dhe arsyetuar pa asnjë tolerancë.

Nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit, fton qytetarët që të denoncojnë çdo abuzim apo shkelje që lidhet me ta ose janë në djeni ndërsa rastet e sinjalizimit nga ana e qytetarëve janë rritur ndjeshëm, fakt i cili tregon dhe rritjen e besimit të qytetarëve për KLSH.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klsh ne vlore nis auditi ne kadastren e vlores klsh ne vlore nis auditi ne kadastren e vlores

Sondazh

Poll