Aktualitet

Atentati ndaj Myslim Likës, flet gruaja e shënjestrës: Djalin tjetër e kam fshehur e ngujuar, edhe vajzën kanë dashur të

4 Shkurt 2021, 16:58 Nga DOSJA
Atentati ndaj Myslim Likës, flet gruaja e shënjestrës: Djalin

TIRANË– Myslim Lika u plagos me tre plumba në atentatin e 28 janarit në Laç. Myslim Lika është dënuar për vrasjen e biznesmenit Gëzim Çeliku dhe ka mbaruar dënimin para një viti. Ndërsa djali i tij, Ilir Lika ndodhet aktualisht në burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Zef Marku.

Gruaja e Myslimit dhe nënë e Ilirit tregon për “Shqipëria live” se ndihet e kërcënuar. “Burri ishte në varrimin e motrës që vrau veten, ishte i shoqëruar nga dy kushërinj. Por, është plagosur nga prapa. Nuk e di nëse i kanë parë atentatorët”.

Ndërsa akuzat ndaj djalit i mohon: “Djali im nuk ka gisht në atë vrasje. Nëse do ketë me mua nuk ka më punë. Ka qenë i shpallur në kërkim për Zef Markun. I kanë dalë para nuses së djalit, i kanë thënë na jep numrin e Ilirit ose do të marrim djalin peng.

Na kanë ardhur na kanë trokitur në derë, mua më kanë ardhur të më vrasin në shtëpi. Djalin tjetër e kam të fshehur, në ngujim. Edhe gocën kanë dashur të ma marrin.  Myslimi është shumë keq, do të bëhet operim. Kërkoj që shteti të më sigurojë të paktën burrin dhe nipin”.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat babait te ilir xhepajt dile lika myslim lika atentat babait te ilir xhepajt dile lika myslim lika

Sondazh

Poll